Extra E thotë shkenca: Këto 3 njoftime që marrim në telefon na trishtojnë...

E thotë shkenca: Këto 3 njoftime që marrim në telefon na trishtojnë dhe na bëjnë me nerva

Ku do të ishim ne sot pa smartphone-at tanë?

Përveç se i kemi mjete pune dhe mbështetemi për gjithçka tek ata, telefonat celularë janë bërë aq të nevojshëm në kohën e sotme saqë nuk bëjmë dot pa ta.

Sipas “The Telegraph”, gati një e treta e njoftimeve që marrim në telefon na bëjnë armiqësore, të mërzitur ose nervozë.

Këto tre njoftime që na ndryshojnë humorin për keq, janë ato që lidhen me punën, përditësimet e telefonit dhe njoftimet e disponueshmërisë me Wi-Fi.

Studimi i cili u zhvillua nga Universiteti i Nottingham Trent, zbuloi se telefonat na bëjnë thjesht të palumtur.

“Është e qartë se njoftimet shoqërore i bëjnë njerëzit të lumtur, por kur ata marrin shumë njoftime të lidhura me punën ose jo-njerëzore, ndodh efekti i kundërt”, tha Dr. Eiman Kanjo, një nga autorët e studimit.

Kështu që nuk është çudi pse jeni vazhdimisht në humor të keq!