Kryesore Edi Rama: Drejtorët rajonal pa ritëm “zhduken” në shtator

Edi Rama: Drejtorët rajonal pa ritëm “zhduken” në shtator

Kryesocialisti Edi Rama, në detyrën e drejtuesit politik të këshillit për rajonin e veriut mblodhi sot të gjithë deputetët dhe kryebashkiakët e rinj, për veriun e Shqipërisë.

Në takim krahas kryebashkiakëve morën pjesë edhe deputetët e qyteteve të veriut.

Kryeministri ka kërkuar të mos ketë asnjë vonesë në konstituimin e këshillave bashkiakë në mënyrë që të nisë puna e qeverisjes vendore dhe shërbimet ndaj qytetarëve.

Vlerësimi i kapaciteteve njerëzore në bashkitë e veriut ka qenë një prej pikave ku kryeministri është ndalur gjatë e ka thënë.

“Na duhet të bëjmë pa humbur kohë vlerësimin e të gjithë të punësuarve që kanë lidhje direkte me shërbimet lokale. Thënë kjo duhet një analizë e detajuar për kontributet e gjithsecilit në raport me Parinë Socialiste. Nuk duhet të lejojmë majisjen e problemeve me administrat tona në territor.

Në muajt Shtator dhe Tetor me patjetër duhet të kalojmë në skaner dhe të vlerësojmë drejtorët rajonal. Nëse ata nuk i janë përgjigjur apo do t’i përgjigjen ritmit tonë do të largohen”, citohet të ketë deklaruar Edi Rama.

Një tjetër aspekt i këtij takimi lidhej edhe me emërimet e drejtorëve. Nga tani e tutje ka thënë kryeministri çdo emërim për drejtor do të kalojë së pari nga këshilli rajonal.

Një tjetër kërkesë e Edi Ramës lidhej me nisjen nga puna për hartimin e planeve për investime duke nisur nga ato më imediate.

Afati i dorëzimit të tyre është fundi i Gushtit.