Extra Eli Fara tregon kriteret për bashkëshortin e së bijës

Eli Fara tregon kriteret për bashkëshortin e së bijës

Këngëtarja e njohur shqiptare, Eli Fara, ishte e ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, në një bisedë për projektet e reja muzikore, por edhe marrëdhënien me vajzën e saj Marinën.

E vënë përballë një pyetje ngacmuese nga Bieta, për të zgjedhur disa tipare që ajo do të donte t’i shihte te bashkëshorti i ardhshëm i së bijës, Eli tha se e vetmja gjë që dëshiron më së shumti është lumturia e Marinës.

Këngëtarja tregoi se gjithnjë e ka patur ëndërr që e bija të gjejë një person që ta mbështesë e të krijojnë një familje të lumtur. Megjithatë ajo nuk e mohoi që edhe gjendja  financiare e partnerit ka rëndësinë e vet.

“Ai djali që do ketë Marina, duhet ta bëjë super të lumtur dhe nuk ka rëndësi nëse është financiarisht mirë, shumë mirë, edhe pse keq nuk do ta doja në fakt, sepse do ta doja mbështetje për Marinën. Pastaj të tjerat janë pjesë e dashurisë, bie në dashuri vajza dhe s’ke ça bën”, u shpreh Eli lidhur me këtë çështje.