Kulturë Elton Deda me tone të ashpra: Tregu i sotëm muzikor një çorap...

Elton Deda me tone të ashpra: Tregu i sotëm muzikor një çorap i vërtetë

“Këndo këngën time”, këtë të enjte në ekranin e Vizion Plus kishte të ftuar kantautorin Elton Deda. Në një rrëfim epër karrierën e tij Elton Deda është ndalur edhe tek tregu muzikor në ditët e sotme.

“Në kohërat e sotme është tregu që dikton muzikën, nuk dikton më muzika tregun. Është bërë një çorap i vërtet. Ne informacionin nga bota e marrim shumë më vonesë dhe reagojmë me shumë vonesë ndaj edhe kthesën tha i madhi Jovan Bregu e bëjmë me vonesë. Ideja është që çorapin në tregun tonë, në tregun shqiptar flas është bërë sigurisht pas viteve 2000, diku nga fillimi i viteve 2000. Aty ndodhi një shiftë, shumë i çuditshëm që sot nuk po e riparojmë dot. Nuk mund ta kuptoj dot se si mund të shkoj një këngë nga fillimi deri në fund me fjalët “Unë të du, ti s’më do, unë të du ti s’më do, pse s’më do…” . Nuk mund të ketë gjëra të tilla, ne nuk jemi njerëz barbar jemi njerëz të kultivuar. Ne shkojmë nëpër shkolla, hapim libra”, – u shpreh Elton Deda.

I pyetur nga moderatori Ardit Roshi se si shpjegohet që pëlqehen këto këngë, Eltoni u përgjigj: “Sepse kjo gjë është një lëmsh i madh duke bërë fajtor të gjithë neve edhe ty, edhe unë, edhe media edhe tjetri që i ka dhënë, edhe injoranti të cilit i është hapur rrugë. Jemi fajtorë të gjithë dhe duhet të marrim përgjegjësi të gjithë për këtë mish- mashë që është bërë në muzikë. Do vijë që do rregullohet se në rast që ti shkatërron për një vit, ty të duhen të paktën 3-5 vite që të ndërtosh, nuk bëhet më kaq lehtë”, ka përfunduar Eltoni.

“Si i bënim provat tek kombinati i autotraktorëve”

I pyetur nga moderatori Ardit Roshi për kohën kur Eltoni prodhonte muzikë dhe vështirësitë që kishte hasur, ky i fundit u përgjigj: “Në atë kohë ne nuk pretendonim shumë sepse mungonte baza materiale i themi ne. Nuk kishte kitara, nuk kishte bateri, nuk kishte tastiera ishte një varfëri sa kishim dal nga komunizmi, nuk kishte asnjë gjë. Unë mbaj mend që për të bërë një koncertin tim recital, jam detyruar të shkojë në kombinatin e autotraktorëve. Aty kishte një sallë e cila kishte vegla dhe ne shkonim me autobus ditë për ditë të bënim prova. Fatmiri një burrë shumë simpatik dhe shumë xhanan më tha mua: “Elton unë do ju lejë që ju të bëni prova, por ju duhet të këndoni për punëtorët e kombinatit të autotraktorëve. Ky ishte kushti!

Po i dashur i thashë unë, bëmë provat dhe është bërë edhe dokumentari për filmin Tingulli i Zjarrtë. Unë bashkë me grupin më një palë pantallona të bardha kauboj, jam i hipur mbi një karro e cila na shëtiste dhe na çoi në një vend për të bërë koncertin. Aty na prisnin 60 torno, 40 freza dhe një grup i madh punëtorësh që vërtet ishin të varfër po kanë pasur një super shpirt dhe një zemër aq të bardhë sepse zemra e tyre ishte vetëm thirrje “Hej shyqyr më në fund e shporrëm komunizmin, ja ku jemi tani çfarë do bëjmë”, -ka përfunduar Eltoni.