Ekonomi Emigrantët sjellin 136 milionë euro në tre muaj, sa ne vitin 2016

Emigrantët sjellin 136 milionë euro në tre muaj, sa ne vitin 2016

Paratë që emigrantët kanë dërguar tek të afërmit e tyre në Shqipëri në tre muajt e parë të këtij viti ishin 136 milionë euro, në të njëjtin nivel me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Megjithatë, edhe gjatë vitit të kaluar, pas një tremujori të parë të dobët, paratë që emigrantët dërgojnë në shtëpi u gjallëruan.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, 1.120.000 shqiptarë, të lindur në Shqipëri, jetojnë në vende të tjera.

Tre janë destinacionet kryesore: Italia me 450 mijë shqiptarë, Greqia me 440 mijë dhe Shtetet e bashkuara me 80 mijë.

Në vitin 2007, Shqipëria renditej e katërta nga pesë shtetet më të varura nga emigracioni, por me kalimin e viteve, rëndësia e tyre duket të ketë rënë dhe Shqipëria ka zbritur në vend të gjashtë, pas Moldavisë, Kosovës, Bosnjës, Malit të Zi dhe Serbisë.