Aktualitet Emri/ Arrestohet 64-vjeçari në Vlorë, kërcënoi me armë djalin e tij

Emri/ Arrestohet 64-vjeçari në Vlorë, kërcënoi me armë djalin e tij

Policia e Vlorës ka arrestuar një 64 vjeçar pasi ky i fundit ka kërcënuar me armë zjarri djalin e tij.

Sipas informacioneve është arrestuar shtetasi Qani Gabaj, banues në Mesaplik të Vlorës.

Njoftimi i policisë

Kanos të birin me armë zjarri, arrestohet menjëherë nga Policia!

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin:

Qani Gabaj, 64 vjeç, banues në Mesaplik, Selenicë.

Shtetasi i lartpërmendur, në banesën e tij në fshatin Mesaplik, për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri djalin e tij shtetasin L.G., 36 vjeç.

Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes, në oborrin e banesës, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një gëzhojë armë zjarri model 56.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.