Një ngjarje rëndë ka ndodhur në Shkodër.
Një person ka mbetur i vdekur pas të shtënave me armë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sume të Dukagjinit.
Viktima është Gjergj Krygja, 43 vjeç, i cili sipas policisë ka mbetur i vdekur në rrethana ende të paqarta.
Sipas mediave, Krygja u vra brenda banesës së tij dhe është baba i tre fëmijëve.
Njoftimi i policisë
Me datë 06.11.2019, rreth orës 11:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasin Gj. K. 43 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Në drejtim të vendngjarjes janë nisur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.