Kryesore Atentati ndaj prokurorit, Redian Rraja mohon përfshirjen

Atentati ndaj prokurorit, Redian Rraja mohon përfshirjen

Redian Rraja ka mohuar të jetë përfshirë në ngjarjen ku iu bë atentat prokurorit Arjan ndoji së bashku me dy të tjerë.

Këtë e kanë bërë të ditur avokatët e tij në sallën e gjyqit.

Sipas avokatëve Rraja ka deklaruar se ditën kur ka ndodhur ngjarja ka qenë duke përshkuar rrugën që bënte gjithmonë, Tiranë-Durrës-Fushë Krujë.

Më tej në deklaratën e tij thuhet se nuk i njihte personazhet e përfshirë në këtë ngjarje, dhe se gjithçka e ka mësuar nga mediat. Rraja në këtë proces është i përfaqësuar nga avokati Besnik Cerekja.

Mësohet se prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë arrest në burg, por avokati i tij ka kundërshtuar duke thënë se nuk mund të jepet një masë e tillë vetëm me këto prova.