Bota Falimenton Kisha Ortodokse në Ilinois, Ikona e Shën Marisë nxjerr lot

Falimenton Kisha Ortodokse në Ilinois, Ikona e Shën Marisë nxjerr lot

Besimtarët në Kishën Ortodokse greke, të Trinisë së Shenjtë në Ilinois të Shteteve të Bashkuara i shohin si një sinjal nga Zoti, lotët në ikonën e Shën Marisë.

Trinia e Shenjtë është Kisha e dytë më e vjetër në vend. Një Gjykatë vendosi shitjen e saj për 2.5 milionë dollarë pasi drejtuesit e saj shpallën falimentimin, por besimtarët e kaluan natën atje për të ruajtur ikonën e Virgjëreshës Mari. E megjithatë liderët e Mitropolisë Ortodokse greke të Çikagos kanë plane të tjera. Ata duan ta zhvendosin ikonën në mënyrë që të vërtetojnë mrekullinë…

“Ne e kuptojmë pozicionin e tyre. Ata duan të vërtetojnë mrekullinë dhe deri këtu nuk ka asnjë problem. Por ne refuzojmë që ikona të zhvendoset nga Kisha”, tha Dino Bezanes, anëtar i bordit të Kishës. Për besimtarët lotët e ikonës së Shën Marisë, janë burim shprese për shpëtimin e Kishës.

Ishte një roje ai që vuri re fillimisht lotët që dilnin nga ikona e Shën Marisë, gjatë një të diele. Mitropolia e Çikagos publikoi një deklaratë ku i kërkoi besimtarëve të jenë vigjilentë dhe të kujtojnë se thelbi i besimit nuk mbështetet tek shenjat, por Krishti i kryqëzuar.