Aktualitet “Kam lindur vrasës dhe kështu do të vdes”! Mediat greke nxjerrin foto...

“Kam lindur vrasës dhe kështu do të vdes”! Mediat greke nxjerrin foto të shqiptarit të famshëm që ekzekutoi avokatin grek

Brahim Brahimaj, Olti Duçe dhe Klodian Lekoçaj u dënuan me burgim të përjetshëm nga gjykata greke me akuzën e vrasjes me dashje të avokatit të njohur Mihalis Zafiropulos.

Mediat greke raportojnë se kreu i grupi është pikërisht Lekoçaj, i cili ka lidhje me personazhe të errët të nëntokës greke. Madje, grekët e kanë cilësuar grupin e tyre si “mafia shqiptare në burgje” duke iu referuar Lekoçajt.

Arbër Bako, i vrarë në janar të këtij viti në Koridalo, një ndër ekzekutorët dyshohet se është pikërisht Brahim Brahimaj

Sëfundmi në media janë publikuar pamje e Brahim Brahimajt, i njohur si “killeri” nën urdhrat e Lekoçajt teksa pi cigare dhe sheh telefonin, veprim i ndaluar ky për të burgosurit.

“Unë kam lindur vrasës dhe do të vdes një vrasës”, ka shkruar Ibrahim Brahimaj kohët e fundit në rrjetet sociale me një llogari të rremë, raportojnë mediat në shtetin fqinj.

Brahim Brahimaj, majtas dhe Klodian Lekoçaj, djathtas