Extra Fëmijët e elitës së Kremlinit shijojnë luksin në Europë dhe SHBA

Fëmijët e elitës së Kremlinit shijojnë luksin në Europë dhe SHBA

Bota e tyre janë avionët privatë, apartamentet në Paris, pushime në alpet e Austrisë dhe shkollim në universitetet elitare në Londër dhe Nju Jork.

Prindërit e tyre kanë në pronësi prona të paluajtshme në kryeqytetet më luksoze të Evropës.

Mediat e tyre sociale janë të mbushur me veshje të shtrenjta duke parakaluar në evente me tapetë të kuq, shkruhet në një artikull investigativ të CNN.

Ndërsa ndaj prindërve të tyre janë vendosur sanksione nga Perëndimi, fëmijët e tyre rriten në vende që pretendojnë se i refuzojnë.

“Është padyshim një hipokrizi ekstreme” thotë Daniel Treisman, profesor i specializuar në politikën ruse në Universitetin e Kalifornisë në Los Axhelos.

Elizabeth Peskova

Putin sulmoi rusët që kanë mentalitet të lidhur me Perëndimin gjatë një fjalimi në muajin e fundit duke i akuzuar se mendojnë “se janë racë superior” që kanë si qëllim ‘të shkatërrojnë Rusinë’.

SHBA së fundmi ka vendosur sanksione ndaj zëdhënësit të Kremlinit, Dimitri Peskov, gruas së tij dhe dy fëmijëve të rritur me argumentin se jeta e tyre luksoze nuk justifikohet me pagën që merr në administratën publike.

Dimitri Peskov me nje nga vajzat

Peskov që mban këtë detyre prej një dekade dhe në 2020 ka pasur 173 mijë dollarë të ardhura nga paga, është parë me një orë që kushton 600 mijë dollar dhe ka kaluar muajin e mjaltit në brigjet e Sardenjës në një jaht që kushton 430 mijë dollar në javë.

Ekspertët thonë se pasuria e madhe e personave afër Putinin ka vetëm një koncept të vetëm: kleptokraci.

“Një kleptokraci është një qeveri që drejtohet nga hajdutë”, thotë profesori, Jodi Vittori, ekspert të korrupsionin.

Pasuria e akumuluar nga kleptokratët rusë shpenzohet kryesisht në ekonomitë Perëndimore.

“Shkojnë të jetojnë në Perëndim pasi vendet më të pasura në botë janë në Perëndim. Gjithashtu këto vende kanë më shumë siguri se sa Rusia”, thotë Treisman.

Hipokrizia e zyrtarëve rusë dhe familjeve të tyre që shijojnë luksin në Perëndim është një sekret i hapur në Rusi prej vitesh.

Në 2016, parlamentin rus paraqiti një ligj që ndalonte shkollimin e fëmijëve minorenë të zyrtarëve jashtë vendit. Ligji nuk u miratua.

Vajza 24-vjeçare e Peskov nga martesa e dytë, Elizaveta Peskova jeton në një apartament 2 milionë dollar në Paris, mes Harkut të Triumfit dhe Kullës Efel.

Djali i Peskov, Nikolay Choles është rritur në Angli dhe udhëton botën me avion privat edhe rezulton i papunësuar.

Ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov e ka dërguar vajzën në një universitet prestigjioz në Londër dhe Nju Jork.

Ajo ka publikuar në rrjetet sociale foto nga një jaht, nga një resort skie në Austri dhe në vilën e oligarkut Oleg Deripaska në Malin e Zi.

Lavrov dhe nje nga vajzat e tij

Polina Kovaleva, ka një apartament 5.8 milionë dollar në një nga lagjet më të shtrenjta të Londrës.

Fondacioni Anti-Korrupsion zbulon se Kovaleva e ka blerë këtë banesë kur ishte 21 vjeçe. Apartamenti ndodhet vetëm pak metra larg Kolegjit Imperial, ku ajo ka studiuar.

Vajza tjetër e Lavrov, Ekaterina Vinokurova, 39 vjeçe sot, ka ndjekur Universitetin Kolumbi në Nju Jork, ku ka jetuar për 17 vjet para se të diplomohej në Shkollën Ekonomike ë Londrës.

Të dy vajzat janë sanksionuar nga Mbretëria e Bashkuar.

Media investigative ruse Proekt shkruan se një nga bashkëpunëtorët e Putinit i ka blerë vajzës së sapo lindur një apartament 4.1 milionë dollar në Monako.

Vajza e madhe e Putinit, Maria e martuar me një biznesmen holandez, jeon në një apartament 3.3 milionë dollarë Holandë.

Dy vajzat e sanksionuara te Putinit

Një vilë me 8 dhoma gjumi në Francë thuhet se është në pronësi të vajzës më të vogël, Katerina.

Dy vajzat e Putinit janë të sanksionuara nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar.

Ka raporte se Putin ka fëmijë të tjerë të jashtëligjshëm që jetojnë në Perëndim. Por këto raporte janë mohuar gjithmonë nga Kremlini.