Kryesore Festa për fitimin Europianit, Chiesa përshëndet tifozët e Italisë në Shqipëri

Festa për fitimin Europianit, Chiesa përshëndet tifozët e Italisë në Shqipëri

Dita e djeshme ishte një ditë feste në të gjithë Italinë, pasi heronjtë e “Euro 2020” u kthyen në shtëpi bashkë me kupën.

Pasi bënë vizitat përkatëse te Presidenti dhe kryeministri, futbollistët italianë bënë një xhiro me autobus të hapur në rrugët e Romës, për të takuar nga afër tifozët.

Gjatë kësaj xhiroje, një prej lojtarëve më të spikatur të Italisë në “Euro 2020”, Federico Chiesa, përshëndeti edhe tifozët e shumtë të Italisë në Shqipëri.