Extra Festivali i RTSH/ Pas akuzave për korrupsion, reagon Alketa Vejsiu

Festivali i RTSH/ Pas akuzave për korrupsion, reagon Alketa Vejsiu

Ndonëse do ende më shumë se një muaj që  Festivali i Këngës në RTSH të çeli siparin e këtij viti, si zakonisht zhurma rreth tij nis herët. Nuk ju ka shpëtuar “paragjykimi” apo thashethemnaja organizatorëve edhe këtë vit!

Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu do të jenë ‘timonieret’ e garës që do të zgjedhë këngën që do të na përfaqësojë në Eurovizion, e si dy emra të cilat e njohin mirë ‘shoë-n’ televiziv, pak por e sigurt është se këtë vit Festivali i RTSH do të ketë një ‘fytyrë’ tjetër!

Në një kohë kur tashmë pothuajse çdo vit jemi mësuar të lexojmë tituj bombastikë lidhur me ‘skandalet’ e herë pas hershme me Festivalin e fundvitit, ku gjithmonë dikush apo disa dalin të pakënaqur, edhe ky edicion nuk i shpëtoi ankesave e akuzave për ‘pazarllëqe’….

Elvana Gjata dhe Arilena Ara janë dy emrat që janë lakuar më si fitueset e mundshme të edicionit të 58-të të Festivalit të Këngës. Ndonëse zërat qarkullojnë prej javësh, nga dyshja Vejsiu Grabocka nuk ka patur asnjë reagim, deri para pak orësh.

Nëpërmjet rubrikës Pyetje-përgjigje në Instagram, moderatorja Vejsiu nuk i ka shpëtuar ngacmimeve rreth fituesit të Festivalit në RTSH, gjë që ajo e ka cekur me sportivitet.

“Presim të shikojmë korrektësi. Që besojmë se do të ketë sa të jetë në duart e tua”, ka shkruar njëri nga ndjekësit, ndërsa Alketa ja ka kthyer: “Patjetër! Fitore me meritë!”

Të ketë meritokraci”; ka shkruar dikush tjetër, i cili është siguruar nga Vejsiu se kështu do të jetë “Të siguroj për këtë”; i është përgjigjur moderatorja.