Politika Flet Myslim Murizi: Ja pse nuk e dorëzoj mandatin

Flet Myslim Murizi: Ja pse nuk e dorëzoj mandatin

Deputeti demokrat, Myslim Murrizi, është një nga pesë opozitarët që nuk e ka djegur ende mandatin e deputetit

I kontaktuar nga CNA.al Murrizi ka sqaruar se është kundër djegies së mandatit

Kam qenë konstant, kundër djegies së mandateve sepse ne ato i kishim të djegura, pse na futen ne dhjetor. Kam qenë konstant në Grup parlamentar, edhe në mbledhje të tjera. Kam pyetur nëse janë konsultuar për një vendim të tillë me ndërkombëtarët dhe partitë motra europiane. Kam që nga viti 2009 që bërtas për ndryshimin e Kodit Zgjedhor për sistemin mazhoritar dhe zgjedhje të drejta dhe jam i bindur se me sistemin mazhoritar askush prej butakëve në Parlament nuk do të fitojë”,-u shpreh Murrizi.

Me tej ai theksoi: “Është e turpshme që flasin në emër të popullit, më bëjnë për të vjellë. Sonte në 19;30 do të jem në News 24 për të sqaruar qëndrimin tim dhe më pas në orën 21 në emisionin Open në TCH”.