Kryesore Florian Marku shpallet kampion bote në Federatën IBF

Florian Marku shpallet kampion bote në Federatën IBF

Florian Marku fitoi titullin ndërkombëtar të federatës IBF për peshat velter. Boksieri shqiptar triumfoi me pikë në duelin me Maxim Prodan, duke i marrë brezin pas 10 raundeve të luftuara në çdo moment.

Atij iu dha fitorja nga 2 prej 3 gjyqtarëve të kësaj përballje të rëndësishme. Sfida u zhvillua përpara mijëra shikuesve në stadiumin e Totenhamit në Londër.

Florian Marku e meritoi titullin për peshat velter, pasi u shfaq më sulmues në ring, duke korrur suksesin e parë të rëndësishëm në boksin profesionit. Marku vijon kështu të jetë i pathyer pas 10 ndeshjeve të zhvilluara deri më tani. Karriera e tij në boks nisi përpara 3 vitesh.

Pas ndeshjes, Marku shprehet mjaft i lumtur dhe krenar.

“E mposhta, më kanë nënvlerësuar, e kam mposhtur Prodanin, unë kam sakrifikuar shumë për këtë sport. Tani do të bëhem baba dhe do të bëjë gjithçka për familjen time”, tha shkurtimisht Florian Marku për DAZN.