Bota Forbes: Jeff Bezos, sërish më pasuri në SHBA

Forbes: Jeff Bezos, sërish më pasuri në SHBA

Amerikanët më të pasur në listën e 400 më të pasurve të Forbes kanë një vlerë rekord prej 2.60 miliardë dollarë, duke u rritur 2.2 përqind nga viti 2018.

Themeluesi dhe presidenti i Amazon, Jeff Bezos është renditur më i pasuri në SHBA për të dytin vit radhazi.

Pasuria e tij aktualisht është 114 miliardë dollarë, nga 160 miliardë dollarë një vit më parë.

Ish-gruaja e tij, Mackenzie Bezos, është ndër 15 amerikanet më të pasura për herë të parë, me një pasuri prej 36.1 miliardë dollarë.

Pronari i Microsoft, Bill Gates është në vendin e dytë, siç ishte vitin e kaluar, por hendeku midis tij dhe Bezos është zvogëluar në mënyrë drastike, në 8 miliardë dollarë.