Extra Foto mahnitëse / Nga vullkani në cunam!

Foto mahnitëse / Nga vullkani në cunam!

Ka shumë të ngjarë që shpërthimi i vullkanit Anak Krakatau në Indonezi të këtë shkaktuar një rrëshqitje nënujore, e cila krijoi një cunami masiv, duke marrë qindra jetë.

“Vullkani është duke hyrë në një fazë të re vdekjeprurëse”, shkruan vullkanologu amerikan Jess Phoenix, teksa sheh një sërë imazhesh spektakolare nga shpërthimi.

Në ilustrimin e mëposhtëm paraqitet një foto e vullkanit Krakatau (i njohur edhe si Krakatoa) para shpërthimit të tij të famëkeq 1883.

Emri “Anak Krakatau” do të thotë “Fëmija i Krakataut”.

Të paktën 222 persona kanë humbur jetën dhe 745 të tjerë janë plagosur pasi cunami goditi bregun e Sunda Strait.