Politika Foto “pikante” nga protesta e opozitës dhe gafa e pafalshme ndaj PD-së

Foto “pikante” nga protesta e opozitës dhe gafa e pafalshme ndaj PD-së

Ka nisur protesta e 10 kombëtare e opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Numër i konsiderueshëm qytetarësh kanë mbushur bulevardin kryesor të kryeqytetit dhe mbajnë në duar pankarta me thirrjen “Rama ik”.

Ka edhe nga ata protestues kreativ që kanë zgjedhur mënyra të tjera për të shprehur pakënaqësinë me Qeverinë dhe zyrtarët e saj, siç është një gomar të cilin i kanë veshur bluze me mbishkrime, apo një kuti gjigante votimi që mbahet nga qytetarë me maskat e Edi Ramës, Erion Veliajt dhe Saimir Tahirit.

Por disa prej protestuesve kanë bërë edhe një gafë të pafalshme me emrin e Partisë Demokratike, të cilin e kanë shkruar “Partia Demokartike”.