Politika FOTO/ Rama kapet duke blerë domate në marketin pranë zyrës

FOTO/ Rama kapet duke blerë domate në marketin pranë zyrës

Kryeministri Edi Rama është fotografuar duke bërë pazar këtë të diel.

I veshur me bluzë të bardhë dhe shumë sportiv, kreu i qeverisë është fotografuar në një qendër tregtare pranë selisë së kryeministrisë duke mbushur një qese në seksionin e frutave dhe perimeve.

Në plan të parë, siç duket në foton që publikon “Ora News”, duket sikur Rama po ble domate, por nuk mund të dallohet qartësisht.