Bota FOTO: Trump mbërrin me vonesë në takimin e fundit të NATO-s

FOTO: Trump mbërrin me vonesë në takimin e fundit të NATO-s

Përfundoi me ardhjen e disa minutave vonesë për presidentin amerikan Donald Trump, takimi i fundit i liderëve të 29 vendeve anëtare, të cilët morën pjesë në ceremoninë e 70-vjetorit të NATO-s, në Uotford, pranë Londrës.

Për të bërë nderimet e shtëpisë ishte kryeministri britanik, Boris Johnson, i qetë dhe i gatshëm për batutën e radhës, si edhe sekretari i përgjithshëm i Aleancës, norvegjezi Jens Stoltenberg.

I buzëqeshur dhe në humor, presidenti francez Emmanuel Macron, serioz dhe i qetë edhe Rexhep Taip Erdogan, në polemikë të hapur me aleatët e tjerë për çështjen siriane dhe kurde.

Kjo ishte kjo ”klima” gjatë prezantimit të liderëve në festën e Uotford-it