Bota Putin kundër zgjerimit të NATO-s: Ndihemi të kërcënuar

Putin kundër zgjerimit të NATO-s: Ndihemi të kërcënuar

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin kritikoi zgjerimin e vazhdueshëm të NATO-s, ndërsa Aleanca mban një samit në Londër.

Shefi i Kremlinit e konsideroi të kotë fuqizimin e kësaj aleance ushtarake duke thënë se mungon kërcënimi nga Moska që prej rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.

Duke folur në një mbledhje me liderët ushtarakë në Soçi, Putin tha se zgjerimi i NATO-s përbën kërcënim për Rusinë.

Pavarësisht tensioneve, ai u shpreh i gatshëm të bashkëpunojë me Aleancën Ushtarake të Atlantikut të Veriut.