Extra Fotot më gazmore të kafshëve

Fotot më gazmore të kafshëve

Një tufë majmunësh “rrëmbejnë biçikletat”, një tjetër shijon llixhat, ndërsa një ketër “këndon”… Këto janë disa nga fotografitë më gazmore të botës së kafshëve, të cilat janë renditur si finaliste të konkursit të këtij viti. “Comedy Wildlife Photography” është një konkurs online i zhvilluar nga një grup personash që mbledhin fotografitë më të bukura dhe gazmore nga bota e kafshëve të egra, të realizuara nga persona të ndryshëm në të gjithë botën.

Fotot më të mira bëhen edhe pjesë e albumeve të printuara që tregojnë një anë të pazakontë të kafshëve.

“Çfarë po ndodh aty?”… Mangustat kureshtare në liqenin Bogoria, Kenia. (FOTO: Asaf Sereth)
Majmunët janë gati për garën me biçikleta, Hampi, Indi. (FOTO: Yevhen Samuchenko)
Një luan deti duke bërë joga, Ishujt Galapagos. (FOTO: Sue Hollis)
Majmuni ngrohet në llixha, Japoni. (FOTO: Wei Ping)

 

“Nuk është ashtu siç duket…”, majmunët luajnë me njëri-tjetrin në Borno, Malajzi. (FOTO: Megan Lorenz)
Kur kalon një natë të vështirë… një rakun i ngecur në pemë, Njuport, Virxhina, SHBA. (FOTO: Charlie Davidson)
“Ka diçka që nuk shkon”… Ariu polar duket i mërzitur. Spitzbergen, Norvegji. (FOTO: Jacques Poulard
“Edhe i vetëm mund të argëtohesh”… foka shkrihet së qeshuri në Skoci. (FOTO: Ken Crossan)
“Nuk je edhe aq e hollë”… pilivesa përpiqet t’i fshihet kamerës. Devon, Angli. (FOTO: Tim Hearn)

 

Peshku i buzëqeshur, Ishujt Kanarie, Spanjë. (FOTO: Arthur Telle Thiemann)

 

“Mos i mbaj të gjitha për vete”… Zogu i kërkon shokut të ndajë ushqimin. Skoci. (FOTO: Krisztina Scheeff)

 

Zogu rebel që nuk pyet për rregullat, Skoci. (FOTO: Sally Lloyd-Jones)

 

“Mos mu afro!” Edhe shpendët duan distancim social, Sri Lanka. (FOTO: Petr Sochman)

 

Elefanti i vogël me mamanë, të lumtur në lëndinë. Kaziranga, Indi. (FOTO: Kunal Gupta)

 

Negociata të ashpra… mes dhelprës dhe urithit, Izrael. (FOTO: Ayala Fishaimer)

 

Duket që nuk ka bërë stërvitje, pinguini mbetet mbrapa. Ishujt Falkland. (FOTO: Christina Holfelder)

 

“O sole mio!” Ketri “këngëtar”, Hungari. (FOTO: Roland Kranitz)

 

Elefantin e vogël nuk e mbajnë këmbët, Namibi. (FOTO: Tim Hearn)
“Dua të dal edhe unë në foto…”, gjirafa i prish foton shoqes, Namibi (FOTO: Brigitte Alcalay Marcon)
“Çfarë halli ke?” Breshka e detit që kërkon llogari, Australi (FOTO: Mark Fitzpatrick)