Sport Franca përmbys edhe Spanjën dhe fiton Nations League

Franca përmbys edhe Spanjën dhe fiton Nations League

Franca përmbys edhe Spanjën dhe bën të vetën edicionin e dytë të Nations League. Në San Siro kënduan “gjelat” e Deschamps të cilët triumfuan 2-1 përballë Spanjës së Luis Enriques duke festuar në fund dhe duke ngritur lart për herë të parë në histori trofeun e Ligës së Kombeve. Spanja e dëshironte më shumë se Franca këtë trofe por dëshira e spanjollëve përballë klasit të francezëve nuk mjaftoi.

Pjesa e parë prodhoi pak raste për shënim me të dyja skuadrat që studiuan lojën e njëra-tjetrës. Në fraksionin e dytë ishte Spanja që arriti të zhbllokonte shifrat me golin e sulmuesit Mikel Oyarzabal në minutën e 64-t pas topit që mori nga Busquets, por festa e spanjollëve zgjati vetëm dy minuta pasi në të 66-ën skenën e mori Karim Benzema që i shërbyer nga Mbappe barazoi shifrat. Golin e fitores dhe të triumfit në këtë edicion të Nations League për skuadrën e Deschamps e realizoi njeriu i momentit Kylian Mbappe.