Kryesore “Furtuna” Balluku, shkarkohet një tjetër drejtor

“Furtuna” Balluku, shkarkohet një tjetër drejtor

Drejtori i portit të Durrësit, Afrim Bakaj është shkarkuar sot nga detyra.

Vendimi për shkarkimin e tij është marrë nga ministrja e re e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, e cila më herët kishte shkarkuar edhe drejtorin e ARRSH-së, Afrim Qendro në lidhje me skandalin e Unazës.

Në vend të Bakajt, do të emërohet Genti Tare.

Një ditë më parë, Balluku kishte kërkuar edhe shkarkimin nga detyra të kreut të OST-së Klodian Gradeci, i cili paraprakisht kidshte dhënë dorëheqjen për arsye personale.

Ndërkohë që burime konfirmuan se Afrim Bakaj nuk do largohet përfundimisht nga ky institucion, por do të kalojë në postin e nëndrejtorit.