Bota “Fushata kundër myslimanëve në Europë e ngjashme me atë kundër hebrenjve para...

“Fushata kundër myslimanëve në Europë e ngjashme me atë kundër hebrenjve para Luftës së Dytë Botërore”

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka lëshuar sot apelin për bojkot ndaj kombit të tij, duke i bërë thirrje për të mos blerë më produkte franceze. Ky reagim i presidentit turk vjen pas përballjes së ashpër me presidentin Emmanuel Macron, në ditët e fundit.

Duke denoncuar “Islamofobinë” si një “murtajë të vendeve europiane”, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan tha se: “Në Europë po zhvillohet një fushatë kundër myslimanëve e ngjashme me atë kundër hebrenjve para Luftës së Dytë Botërore”.

Ai i bëri thirrje kancelares Merkel dhe politikanë europianë që të ndalojnë fushatën kundër myslimanëve, ndërsa i cilësoi fashistë dhe trashëgimtarë të nazistëve.

“Unë i bëj thirrje Kancelares Merkel. Nëse keni liri të fesë, si ka ndodhur që pothuajse 100 sulme ndaj xhamive janë? Ju jeni fashistët e vërtetë, ju jeni trashëgimtarët e nazistëve. Duke demonizuar myslimanët nuk do të fitoni asgjë. Parlamenti Evropian, i cili flet për vendin tonë në çdo rast, nuk mund të injorojë Islamofobinë“, shtoi Erdogan, duke argumentuar se ”në disa vende evropiane, urrejtja ndaj Islamit dhe myslimanëve është bërë një praktikë e promovuar edhe nga presidentët”.  Në fund një ftesë për udhëheqësit politikë evropianë. “Ata duhet të ndalojnë fushatën e urrejtjes të drejtuar nga Macron kundër myslimanëve”, tha Erdogan, në një fjalim në Ankara.