Politika Fyerje mes Shehit dhe Nazarkos: “Je një shërbyes i denjë i pushtetit”,...

Fyerje mes Shehit dhe Nazarkos: “Je një shërbyes i denjë i pushtetit”, “Me raki pa raki, je komik”

| Nga American Eye
Shpërndaje

Të ftuar në emisionin “Open” për të diskutuar vendimin e Partisë Demokratike dhe aleatëve për të djegur mandatet parlamentare, kreu i LZHK-së Dashamir Shehi dhe analisti Mentor Nazarko janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin.

I cilësuar nga Shehi si analist i krahut të majtë për mënyrën se si interpretoi vendimin, Nazarko ju kthye ashpër deputetit, duke i thënë se është një personazh komik që di vetëm të pijë raki.

“Ti je një shërbyes i denjë i pushtetit”, tha Shehi, ndërsa Nazarko u përgjigj: “Ti je personazh komik, me raki pa raki, je komik”.

“Unë kam qenë në institucione që nga 2000, po të doja kisha hyrë në politikë dhe e bëja më mirë se ty”, shtoi Nazarko.

DEBATI:

Dashamir Shehi: Ti fole gjysmë ore dhe nuk të ndërpreu njeri. Rri aty. Situata nuk është tragjike as komike, por është e rëndë ndaj kemi vendosur të reagojmë.

Mentor Nazarko: O njeri kush je ti që i ndan njerëzit bardh e zi. Ti s’ke kuptuar as pluralizmin që mbron. I ndan njerëzit këtej e andej.