Kryesore Kryemadhi: Brukselit nuk i bëhet vonë për Shqipërinë. Nuk kam frikë nga...

Kryemadhi: Brukselit nuk i bëhet vonë për Shqipërinë. Nuk kam frikë nga SPAK

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar në “360 Gradë”, në Ora News, tha se Brukseli nuk shqetësohet për Shqipërinë pasi ka vëmendjen tek zgjedhjet.

Kryemadhi: Pse opozita është larg Brukselit sepse Brukseli ka hyrë në makinerinë e burokracisë dhe sot për hir të vërtetës, nuk i bëhet fare vonë për Shqipërinë sot sepse ka hallin çfarë do të ndodhi në maj me zgjedhjet për Parlamentin Evropian, pra cilat do të jenë raportet dhe forcat, ku do të jenë social-demokratët dhe normalisht të kapim çfarë të hapim.

PD-LSI në protestë nga frika e SPAK?

Protesta e opozitës së bashkuar para Kryeministrisë më 16 shkurt u komentua gjerësisht në media, me rivalët e tyre të majtë që madje thanë se Lulzim Basha, Sali Berisha e Monika Kryemadhi duan destabilizimin e vendit pasi kanë frikë drejtësinë e re dhe një arrestim të mundshëm nga SPAK ose BKH.

Teksa këto dy institucione të reja në kuadër të reformës në drejtësi pritet të ngrihen së shpejti, Monika Kryemadhi u pyet në emisionin “360 Gradë” nëse protesta bëhet kundër reformës në drejtësi.

Kryetarja e LSI-së tha se tani që janë pa mandat, gjithkur mund të vijë dhe ti arrestojë.

“Tani që i dogjëm mandatet dhe jemi pa imunitet mund të na arrestojnë dhe mund të bëjnë çfarë të duan. Ne i dogjëm mandatet dhe gati na kanë dhe të vijnë të na vënë prangat. Mezi po presim aman”, tha ajo.