Aktualitet Gazetarja e Top Channel e bën vaksinën në transmetim “live” nga studioja

Gazetarja e Top Channel e bën vaksinën në transmetim “live” nga studioja

Sot ka nisur vaksinimi i gazetarëve, siç lajmëroi më herët Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Spikerja e “Top Channel” Genta Popa e mori vaksinën në një transmetim të drejtpërdrejtë nga studioja, ku të ftuar kishte ishte shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino.

Pasi zonja Popa mori vaksinën, gazetari tjetër i këtij televizioni, Muhamed Veliu i cili raportonte nga terreni, gjithashtu mori vaksinën live.

Në fakt, më herët gjatë ditës së sotme, ministrja Manastirliu, dha lajmin se do të niste vaksinimi i gazetarëve të terrenit dhe i operatorëve.

Ndërsa Silva Bino deklaroi se “procesi po ecën shumë mirë dhe ka një kërkesë të madhe dhe sistemi përballon shumë mirë kërkesën që është shumë e rëndësishme. Kemi filluar që prej të dielës në të gjitha pikat shëndetësore. Në qendra më të mëdha që grumbullohen më shumë njerëz, si p.sh. çadrat te sheshi, në shkolla, në vendet e punës. Të gjitha këto e kanë ndihmuar sistemin shëndetësor të përballojë vaksinimin,. Kemi kryer rreth 19 mijë vaksinime në ditë. Sa më shumë të kemi aq më shpejt mbarojmë. Në bazë të prioriteteve po shkon gjithë plani i vaksinimit. Janë vaksinuar mësuesit me grupmoshat mbi 90 vjeç dhe pastaj kanë vazhduar mësuesit me ata mbi 80 vjeç. Aktualisht do të vaksinojmë ata +70 vjeç me policët dhe gazetarët dhe kështu me radhë. Efektet anësore janë të lehta, mund të keni temperaturë, një lloj dobësie, një lloj dhimbje të muskujve që e pata dhe unë kur e bëra”.