Kontrata e Reja-s përfundoi me Shqipërinë me humbjen 0-2 ndaj Francës në stadiumin e ri. Pas këtij takimi, trajneri italian foli edhe për të ardhmen e tij me kuqezinjtë.
74-vjeçari u shpreh se dëshiron të vazhdojë si trajner i Shqipërisë, por deri tani nuk kemi asgjë zyrtare. Ndërsa ditën e sotme, në një artikull të përqendruar më së shumta për stadium e ri kombëtar, “Gazzetta dello Sport” shkruan se divorci i Reja-s me kombëtaren shqiptare është i pashmangshme pas mbylljes së kontratës. Megjithatë, në këtë shkrim nuk jepet asnjë arsye se pse kontrata nuk do të rinovohet më.
Ndërkohë, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka thënë se do të ulet e do të flasë me Reja-n për të ardhmen, por megjithatë ai ka lënë edhe një dritare të hapur kur pak kohë më parë është shprehur se ndoshta ka ardhur koha që tashmë Kombëtaren ta drejtojë një trajner shqiptar.