Extra Gjendja e rëndë e Britney Spears, ish të dashurit i qëndrojnë pranë

Gjendja e rëndë e Britney Spears, ish të dashurit i qëndrojnë pranë

Britney Spears po merr një pushim nga muzika, koncertet dhe po i përkushtohet vetes. Pas sëmundjes së babait, ajo nuk ndihet në formë ndaj ka vendosur të shtrohet në një spital psikiatrik.

Pak ditë pas këtij lajmi të trishtë, i dashuri 25-vjeçar i Britney-t, Sam Aaghari, tregoi se ai do të jetë pranë saj në këtë fazë.

“Nuk është dobësi, është shenjë e një personaliteti të fortë, njerëzit duhet të jenë inspiruar nga ky gjest i saji. Të paktën unë u inspirova”,- ka thënë ai.

Gjithashtu, ai do të jetë pranë Sam, babait biologjik të fëmijëve, e do të kujdesen për dy djemtë e këngëtares, Preston, 13 vjeç dhe Jayden, 12 vjeç, derisa ajo të shërohet.