Bota Gjendja është e “papranueshme”/ Gjermania zgjat kufizimet deri më 10 janar

Gjendja është e “papranueshme”/ Gjermania zgjat kufizimet deri më 10 janar

Gjermania ka zgjatur masat kufizuese për të frenuar përhapjen e koronavirusit deri më 10 janar, njoftoi kancelarja Angela Merkel, pas një takimi me udhëheqësit e shtetit të vendit.

“Vendet do të zgjasin masat e tyre nga 20 dhjetori deri më 10 janar”, u tha Merkel gazetarëve në një konferencë shtypi, duke shtuar se një raund tjetër konsultimesh do të mbahej më 4 janar.

“Në parim, gjërat do të mbesin siç janë”, tha ajo.

Merkel tha se nivelet e infektimit në të gjithë vendin mbeten shumë të larta për të lejuar rihapjen e restoranteve dhe bareve. Kyçja e pjesshme mbarëkombëtare përfshin gjithashtu tubime private që duhen mbajtur në minimum prej vetëm pesë personash nga dy familje.

Qëllimi i këtyre masave është, që të ulet indikatori i 7 ditëve të infeksioneve të reja nën 50 për 100.000 banorë, theksoi kancelarja. “Në përgjithësi jemi ende larg kësaj norme”, tha ajo. Ndërkohë ka “një numër të lartë vdekjesh – çdo ditë”.

Gjendja është e “papranueshme”

Kryeministri i Bavarisë, Markus Söder tha: “Ne nuk mund ta pranojmë kështu këtë situatë”. “Është e rëndësishme dhe e drejtë, që t‘i shtyjmë deri më 10 janar masat me kufizime të pjesshme”. Söder madje sinjalizoi mundësinë për kufizime edhe më të forta. Në varësi nga zhvillimi i pandemisë duhet të shqyrtohet, nëse në vende të caktuara “duhet vepruar qartazi dhe me konsekuencë edhe më në detaje”. Ndër masat kufizuese janë ndalimi i kontakteve, mbyllja e lokaleve, e institucioneve kulturore dhe sportive si dhe kufizimi i udhëtimeve.

Përgatitje intensive për vaksinën

Federata dhe landet duan të përgatiten për fillimin e shpejtë të vaksinave ndaj koronavirusit. Licencimet e para të vaksinave në BE mund të fillojnë në fund të dhjetorit, tha Merkel. Ndaj është e rëndësishme, që përgatitjet të vazhdojnë në shkallë të gjerë. Në lande po bëhen përpjekje të mëdha për krijimin e qendrave përkatëse të vaksinimit. Kjo shoqërohet me një “rakordim të hollësishëm” në përcaktimin e rendit të vaksinimeve nga një komision i përhershëm. Mbi këtë bazë Ministria e Shëndetësisë do të nxjerrë një rregullore, shpjegoi kancelarja.

Instituti Robert Koch-Institut (RKI) brenda 24 orëve të fundit njoftoi për 487 raste vdekjesh nga koronavirusi. Kjo është shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë. Gjithashtu në Gjermani vazhdon të ketë shumë të infektuar. Gjatë ditëve të fundit ka pasur një rënie të ulët të infeksioneve të reja, por efekti i shpresuar prej kufizimeve të pjesshme ende nuk është ndjerë.