Extra Gjermania mbetet prodhuesja kryesore e birrës në BE, Holanda eksporton më shumë

Gjermania mbetet prodhuesja kryesore e birrës në BE, Holanda eksporton më shumë

Vitin e kaluar, mbi 34 miliardë litra birrë me përmbajtje alkooli u prodhuan në Bashkimin Evropian, sipas të dhënave të Eurostat. Kjo shifër është e barabartë me 77 litra për çdo banorë të BE-së. Nga ana tjetër, po për vitin 2019, BE ka prodhuar 1.4 miliardë litra birrë që përmbajnë më pak se 0.5% alkool ose pa alkool.

Mes vendeve anëtare të BE-së, Gjermania ishte prodhuesja kryesore me 8 miliardë litra ose 23% e të gjithë prodhimit të BE-së. Me fjalë të tjera një në katër litra birrë që përmban alkool e ka  origjinën nga Gjermania.

Në vend të dytë vjen Polonia dhe Spanja me nga 3.9 mld birrë të prodhuar nga secila, të ndjekur nga Holanda me 2.5 miliardë litra birrë, Belgjika me 2.4 miliardë, Franca 2 miliardë dhe Çekia me 1.9 miliardë litra birrë të prodhuara gjatë vitit 2019.117275041 2747597942191789 196751605799324787 n

Krahasuar me vitin 2018, Lituania ka njohur rritjen më të madhe në prodhim, ndjekur nga Spanja dhe Italia. Ndërsa prodhimi në Holandë ka pasuar një rënie me 9%.

Por, pavarësisht kësaj, Holanda mbetet eksportuesja kryesore mes të gjitha vendeve të BE-së me 1.9 miliardë litra të eksportuara. Më pas vijnë Belgjika me 1.7 mld litra dhe Gjermania me 1.6 mld litra.

Destinacionet kryesore jashtë BE-së janë SHBA, ku janë eksportuar 911 milionë litra birrë dhe Mbretëria e Bashkuar me 825 milionë litra birrë.

Ndërsa sa i takon importimit, vendi kryesor është Britania e Madhe me 278 milionë litra birrë të importuara nga vendet anëtare të BE-së, e ndjekur nga Meksika me 125 milionë litra dhe Serbia me 61 milionë litra birrë.

*7 gushti njihet si Dita Ndërkombëtare e Birrës dhe festohet që prej vitit 2007.