Sport Gjetja fantastike, klubi shqiptar i Suedisë bashkon Shqipërinë në fanella

Gjetja fantastike, klubi shqiptar i Suedisë bashkon Shqipërinë në fanella

Vatra KIF është një skuadër shqiptare që garon në kategoritë inferiore të futbollit suedez.

Në mesjavë do të ketë dy ndeshje të rëndësishme, saktësisht ditën e mërkurë dhe të enjte.

Drejtuesit e klubit kanë marrë një nismë fantastike dhe në këto dy përballje do të luajnë me uniforma të veçanta. Në fanella nuk do të jenë emrat e lojtarëve, por ato të 30 qyteteve të Shqipërisë Etnike.

Nga Prizreni te Vlora e deri te Manastiri e Presheva. Gjetje fantastike e klubit shqiptar, që ka lajmëruar diçka të tillë në faqen zyrtare në rrjetet sociale.