Aktualitet Gjykata e Posaçme dënon me dy vite shërbim prove ish-gjyqtaren Zamira Vyshka

Gjykata e Posaçme dënon me dy vite shërbim prove ish-gjyqtaren Zamira Vyshka

Gjykata e Posaçme ka dënuar me dy vite shërbim prove ish-gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka e akuzuar për korrupsion. Gjithashtu gjykata vendosi për të edhe “Heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike”, për një periudhë trevjeçare.

Ndërsa për avokatin Ilir Pashaj që dyshohet se do i jepte një shumë prej 4 milionë lekësh gjyqtares, GJKKO dha 2 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 1.4 muaj.

Ndërsa dy të pandehurit e tjerë të kësaj çështjeje Taulant Romallari dhe Andrea Tirana, GJKKO, i dënoi ato me nga 1.4 dhe 6 muaj burg

Për të gjithë të pandehurit u urdhërua lirim i menjëhershëm, pasi e kanë kryer dënimin me paraburgim

Vyshka u arrestua korrikun e kaluar, me dyshimin se kishte marrë 4 milionë lekë të vjetra për përfituar ulje dënimi shtetasi Xhuliano Musai, i akuzuar për plagosje.

Përgjimet

Përgjimet dhe vëzhgimet e SPAK nxorën zbuluar gjyqtaren Zamira Vyshka dhe avokatin Ilir Pashaj të cilët u arrestuar për ryshfet dhe korrupsion në Elbasan. Në përgjime shtohet se i arrestuari Xhulio Musaj, i akuzuar në vitin 2019 për vjedhje kërkoi një ulje dënimi me 6 muaj burg. Familjarët ofruan shumën 200 mijë lekë me negociator avokatin Ilir Pashaj, ndërsa gjyqtarja kishte kërkuar dyfishin, pra 400 mijë lekë. Ata ishin të gatshëm të jepnin paratë e kërkuara për të lehtësuar masën e sigurisë ndaj Xhulio Musajt, por me fryrjen e shumës nga gjyqtarja, nuk kishin pranuar. Nga përgjimet ka rezultuar se familjarët e të arrestuarit i kanë thënë avokatit: “Më mirë t’i hajë ai 400 mijë lekë në burg se sa gjyqtarja.”