Kryesore Gjykata Kushtetuese, Dvorani: Lista e kandidatëve do të jetë gati brenda dy...

Gjykata Kushtetuese, Dvorani: Lista e kandidatëve do të jetë gati brenda dy ditëve

Për dy ditë do të jetë gati lista përfundimtare me kandidatët që plotësojnë kriteret për të qenë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Kështu shprehet Kreu i Këshilli të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Dvorani bën të ditur se menjëherë pas përfundimit të verifikimeve nga KED, do të nisë intervistimin e kandidatëve, për të bërë pikëzimin e tyre.

KED ka përfunduar verifikimet për 11 nga 14 kandidatët, që garojnë për 6 vendet vakante. Mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese, është shoqëruar me debat politik e publik. Presidenti dhe parlamenti kanë të drejtën e përzgjedhjes së 3 anëtarëve secili.

Gjithashtu Dvorani u shpreh për ABC News se mënjëherë pas përfundimit të verifikimeve Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të nis intervistimin e kandiatëve ku do të bëhet edhe pikëzimi.

KED ka përfunduar verifikimet për 11 nga 14 kandidatët që garojnë për 6 vëndet vakante.

Mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese, është bërë mollë sherri mes qeverisë dhe presidentit, ku secila pale ka të drejtën për të zgjedhur 3 antarë.