Sport Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave, edhe Pele përulet para...

Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave, edhe Pele përulet para Ronaldos

Me 3 golat e shënuar këtë të diel në ndeshjen ndaj Cagliarit në Serie A, Cristiano Ronaldo arriti në kuotën e 770 golave në të gjithë karrierën e tij, duke thyer edhe rekordin e legjendës braziliane, Pele.

Ky i fundit nuk hezitoi të bënte një urim për yllin portugez me anë të një postimi në Instagram. Pele shkruan se e admiron portugezin. “Nuk është sekret, më pëlqen t’ju shoh duke luajtur. Urime për thyerjen e rekordit tim të golave në ndeshje zyrtare. Keqardhja ime është se nuk jam në gjendje të të përqafoj”, shkruan ndër të tjera Pele.

Ndërkohë, për këtë rekord reagoi edhe Ronaldo në Instagram, i cili theksoi se nuk festoi kur ishte në kuotën e 757 golave, pasi respektonte rekordin e Pele me 767 gola, 10 në ndeshje jo zyrtare.

“Nuk ka asnjë lojtar në botë që nuk është rritur duke dëgjuar histori për ndeshjet e tij, golat dhe arritjet dhe unë nuk bëj përjashtim”, shkruan ndër të tjera Ronaldo.