Sport Goli i dytë i Italisë kundër Polonisë për rekord: Asnjë skuadër si...

Goli i dytë i Italisë kundër Polonisë për rekord: Asnjë skuadër si “axurrët”

Italia fiton dhe bind. Fitore e pastër 2-0 kundër Polonisë me gola të Jorginho-s, me penallti, dhe Berardi-t pas një aksioni perfekt. Dhe është pikërisht goli i dytë i axurrëve që bërë të futet në librat e historisë kombëtaren e drejtuar nga Roberto Mancini, dhe në këtë rast, nga Alberico Chiço Evani.

Goli i dyfishimit të avantazhit i shënuar nga Domenico Berardi, përveçse ka qenë i bukur në ekzskutim, përmban edhe një rekord me të vërtet unik, të paktën për sa i takon Nations League.

Siç ka bërë të ditur Opta, në fakt, për të arritur te goli i 2-0, Axurrët kanë bërë 30 pasime radhazi. Bëhet fjalë për sekuencën më të lartë të regjistruar në këtë rune para realizimit të një goli.