Bota Greqi/ Arrestohet trafikanti i një busti me vlerë 500 mijë euro

Greqi/ Arrestohet trafikanti i një busti me vlerë 500 mijë euro

Një zbulim i rrallë i bustit të një burri, i shekullit VI para Krishtit, u konfiskua nga policia greke në Atikë.

”Busti, i lartë 40 centimetra, është prej guri gëlqeror dhe duket se është produkt i një zejtarie rurale”, thanë arkeologët.

Policia arrestoi një 49-vjeçar për mbajtje pa leje të kokës në Nemeas, në Greqinë e Jugut.

Sipas burimeve zyrtare, personi ishte përpjekur ta shiste objektin për 500 000 euro dhe e kishte fshehur atë midis një grumbulli gurësh në një ferme.

Ministria greke e Kulturës, pas marrjes në dorëzim, konfirmoi se statuja hyn në legjislacionin për mbrojtjen e antikiteteve.