Politika Greqia me sytë nga Shqipëria për detin

Greqia me sytë nga Shqipëria për detin

Lidhur me marrëveshjen me Shqipërinë për rekursin në Hagë për përcaktimin e zonave ekskluzive detare kryediplomati grek Niko Dendias u shpreh per mediat greke se hartimi i dokumentacionit nga bashkë nënshkruesit është një “ndërmarrje komplekse tekniko-ligjore”.

Sipas Dendias nga pala shqiptare “ka disa procedurat e brendshme që duhen ndjekur”.

Ai shtoi se zgjidhja e kësaj çështjeje do të hapë një kapitull të ri në marrëdhëniet dypalëshe, do të dërgojë mesazhin se vendet e rajonit janë në gjendje t’i zgjidhin çështjet dypalëshe në mënyrë miqësore, në bazë të së drejtës ndërkombëtare, ndërsa do të pozitivisht për vetë perspektivën evropiane e Shqipërisë. Greqia ka arritur ta bëjë çështjen e kufirit detar pjesë të kornizës negociatore të BE-se me Shqipërinë.

Ndërkaq vijon puna teknike që palët të bien dakort për pyetjet që do t’i shtrojnë Gjykatës, apo pikat e mosmarrëveshjeve mes tyre, për të cilat duhet të kërkojnë interpretimin e saj. Për të hyrë në këto bisedime do të duhet që të merret më parë, nga Presidenti Bajram Begaj, autorizimi, për t’i dhënë plotfuqinë grupit negociator. Begaj ka deklaruar disa muaj më parë se autorizimi për ta dërguar këtë çështje në Hagë do t’i jepet qeverisë duke zbatuar Kushtetutën, vendimet e Gjykatës Kushtetuese, të marrëveshjeve dhe të Drejtës ndërkombëtare.

Aktualisht të dyja palët po bisedojnë për arritjen e një kompromisi që do të bënte të mundur referimin së bashku të çështjes së kufirit detar tek Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.