Politika Hajdari në VOA: Meta ka shkelur Kushtetutën, data e re nuk solli...

Hajdari në VOA: Meta ka shkelur Kushtetutën, data e re nuk solli zgjidhje konkrete

Deputetja Rudina Hajdari ka folur për Zërin e Amerikës për situatën në vend dhe zhvillimet e fundit. Hajdari kritikoi opozitën për vendimin për të dalë jashtë institucioneve.

Sa i përket mbështetjes së opozitës së re në parlament ndaj shumicës për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Hajdari tha se zoti Meta zgjodhi një rrugë jolegjitime për ‘i dhënë zgjidhje krizës.
“Zoti Meta zgjodhi një rrugë jolegjitime për t’i dhënë zgjidhje krizës. Nuk zbatoi parimet kushtetuese. Ai ka shkelur disa pika të Kushtetutës së Shqipërisë. Ka premtuar një zgjidhje që nuk zbatohet dot, nuk gjen rrugë institucionale. Por do kemi një gjykatë kushtetuese që do e gjykojë vendimin e Presidentit. Data e re nuk solli një zgjidhje konkrete”, u shpreh ajo.

Lidhur me ndikimin e situatës politike për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE, Hajdari tha se ka ndikuar në mënyrë serioze.
“Absolutisht, 6 muajt e fundit kanë ndikuar në mënyrë serioze për hapjen e negociatave. Gjithsesi kemi shpresë në tetor. Uroj që kjo rrugë të mos mbyllet për shqiptarët pasi rrezikojmë shumë. Përgjegjësia kryesore bie mbi qeverinë, ajo nuk ka bërë detyrat e saj”, tha Hajdari.