Aktualitet Hajdutët nuk kursejnë as migrantët, grabiten dhe dhunohen disa sirianë në Korçë

Hajdutët nuk kursejnë as migrantët, grabiten dhe dhunohen disa sirianë në Korçë

Një grup hajdutësh në Korçë nuk kanë kursyer as refugjatët sirianë të cilët vijnë në Shqipëri me shpresën për të shkuar drejt Europës dhe për t’i shpëtuar luftës në vendlindje.

Siç bën me dije policia, një grup me sirianë janë dhunuar dhe vjedhur në qytetin e Korçës nga 4 persona.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 8 të qytetit, dhe policia ka arrestuar 4 të dyshuarit.

Shtetasve sirianë iu janë vjedhur telefonat dhe e gjitha vlera monetare që kishin me vete.

Korça prej kohësh është kthyer si një rrugë tranzit që përdoret nga refugjatët sirianë për të kaluar më pas drejt vendeve të tjera evropiane.