Bota Haradinaj: Politika dhe unë i kemi fajet pse qytetarët po largohen nga...

Haradinaj: Politika dhe unë i kemi fajet pse qytetarët po largohen nga Kosova

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë ka folur për largimet e qytetarëve të Kosovës nga vendi.

Sipas tij, fajet për këtë i ka politika por edhe ai.

“Politika i ka fajet edhe unë i kam fajet që qytetarët po largohen nga vendi”, është shprehur Haradinaj.

I pari i Qeverisë ka folur edhe për aksidentet rrugore nga ku u shpreh se duhet një hetim për të parë se cilat janë shkaqet.

Ai kërkoi nga Ministria e Infrastrukturës që të jetë më e kujdesshme dhe të hetojë rastet e aksidenteve rrugore, të cilat për fat të keq kanë marrë shumë jetë njerëzish. Shefi i qeverisë kosovare tha se një ndër arsyet kryesore të aksideteve ka të bëjë me procesin se si pajisen qytetarët me lejen e drejtimit.

Si pasojë e aksidenteve në dy muajt e parë të këtij viti në Kosovë kanë humbur jetën 22 persona, ndërsa viktima të tjera janë shënuar edhe gjatë muajit mars.