Aktualitet Helmohen 40 punonjëse fasonerie në Durrës

Helmohen 40 punonjëse fasonerie në Durrës

40 gra të një fasonerie në Fllakë të Durrësit kanë shfaqur simptoma helmimi dhe janë dërguar në urgjencën e qytetit ku po marrin trajtim mjekësor.

Sipas mjekëve gratë e paraqitur në urgjencë kanë shfaqur probleme të ndryshme shëndetësore.

Ata janë trajtuar me medikamentet e duhura, ku një pjesë e tyre janë larguar për në banesë, ndërsa 14 të tjera po marrin mjekimin e duhur.

Policia e Durrësit ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit në fjale. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se punonjëset u helmuan nga gazi që rridhte nga një tubacion i dëmtuar.

Ky është rasti i tretë i helmimit të punonjësve të fasonerive në Durrës.

Vitin e kaluar u regjistruan dy raste të ngjashme të helmimit masiv në Shkozet dhe Shijak.