Aktualitet Henri Çili rrëfen 72 orët në qeli dhe rolin e kunatit në...

Henri Çili rrëfen 72 orët në qeli dhe rolin e kunatit në historinë e tij

Botuesi Henri Çili ka rrëfyer në emisionin “Open” se çfarë ndodhi me arrestimin e tij.

“Nuk më kishte vajtur mendja se do ndodhte diçka e tillë. 72 orë në paraburgim kaluan me ndjesinë e pafajësisë dhe me kuriozitetin për të kuptuar se me çfarë provash akuzohesha.

Në Përmet kam qenë vetëm një herë në 2014. Isha duke shkuar për në shtëpi dhe më çojnë në Komisariat. Më kontrolluan zyrën dhe banesën. Kontrollet janë zhvilluar nga ora 8 deri në 12 të darkës. Akuzohem për 4 ose 5 akuza.

Roli i kunatit? Kam dhuruar, ndihmuar, këshilluar në dell privat. Nuk jam përfshirë në veprimtari të paligjshme, aq më pak me personin në fjalë” – tha Çili.