Bota Hetimet për ‘Russiagate’, Mueller: Vënia nën akuzë e Trump-it nuk ishte e...

Hetimet për ‘Russiagate’, Mueller: Vënia nën akuzë e Trump-it nuk ishte e mundur

E vënia nën akuzë e presidentit amerikan Donald Trump nuk ishte një mundësi, duke parë udhëzimet e departamentit të drejtësisë. Kështu u shpreh prokurori special, Robert Mueller, i cili konfirmoi zbulimet e hetimit të tij për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhje për bashkëpunimin e dyshuar të ekipit të fushatës së Trump me Moskën që nisën në vitin 2017.

Sa i përket hetimit ndaj presidentit amerikan lidhur me dyshime për pengim të drejtësisë, ai u shpreh kështu.

“E kam konfirmuar para dhe pas hetimit se nëse do të ishim të sigurt se presidenti Trump nuk kreu një krim, do ta kishim thënë një gjë të tillë”, deklaroi Mueller.

Hetimi i Muller u përmbyll me konkluzionin se nuk ka pasur bashkëpunim mes Rusisë dhe ekipit të fushatës së Trump. Megjithatë, ai pohoi përpjekjet e Moskës për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

“Oficerët e inteligjencës së Rusisë, të cilët janë pjesë e ushtrisë, lëshuan sulme konkrete ndaj sistemit tonë politik. Ata përdoren teknika të sofistikuara kibernetike duke hakuar kompjuterat dhe rrjetet e përdorura nga ekipi i fushatës së Klinton”, shtoi prokurori special.

Mueller shtoi se përpjekjet e Rusisë për të ndërhyrë në zgjedhje duhet të shqetësojnë çdo shtetas amerikan. Ai u shpreh i gatshëm të dëshmojë në Kongres por theksoi se nuk do të thotë asgjë më tepër nga çka shkruar në raportin final prej qindra faqesh.

Hetimi i Mueller çoi në akuzimin e 35 personave, përfshirë disa individë që ishin pjesë e fushatës dhe administratës Trump.