Sport Hetimi ndaj Skënderbeut, UEFA: Kërcënohen me jetë inspektorët

Hetimi ndaj Skënderbeut, UEFA: Kërcënohen me jetë inspektorët

Përmes një deklarate zyrtare në uebsajtin e saj, organi më i lartë futbollistik europian, UEFA ka bërë me dije se Inspektorët Disiplinorë që po hetojnë Skënderbeun për trukime ndeshjesh janë kërcënuar me jetë

“Sot, Inspektorët Disiplinorë të UEFA-s që punojnë në këtë rast kanë marrë kërcënime anonime me jetë, me sa duket kanë për qëllim t’i trembin ata dhe t’i ndalojnë që të kryejnë punën e tyre. Këto kërcënime nuk do të kenë sukses dhe policia është njoftuar gjithashtu”, theksohet në deklaratën e UEFA-s.