Extra Historia e prekëse e Biankës, qeni që pret prej një muaji para...

Historia e prekëse e Biankës, qeni që pret prej një muaji para librarisë pronaren që ka vdekur

I ka sytë e trishtuar. Vështrimi i saj skanon horizontin me shpresë për të rishikuar pronaren e saj. Një pritje që nuk do t’i shpërblehet sepse Bianca nuk do ta takojë më kurrë pronare. Pronarja e qenit quhej Eugenia Franco, një grua 80-vjeçare që vdiq nga arresti kardiak në muajin shtator.

Megjithatë prej një muaji, qenushja e saj, Bianca nuk dorëzohet dhe e pret atë çdo ditë përpara librarisë ku ajo punonte.

Kjo histori besnikërie dhe dashurie vjen nga Argjentina dhe u bë menjëherë virale.

Imazhet e saj u bënë virale në internet pasi u publikuan nga një zonjë që ka një biznes pranë librarisë së Eugenia-s.

Sipas tregimeve të banorëve, Eugenia dhe Bianca ishin mikesha të pandara, por që nga vdekja e pronares, qenushja ndihej e vetmuar dhe nuk pranonte të ushqehej.

Kështu, pas disa ditësh në pritje të zonjës së saj, Bianca u birësua nga një fqinj.

Por Bianca vazhdon të mos dorëzohet dhe e kalon ditën përpara librarisë që tani drejtohet nga nipërit dhe mbesat e Eugenia Francos.

Një histori e thellë dashurie që tregon edhe njëherë sesa ndjenja të thella kanë kafshët në drejtim të njerëzve.

Kjo histori të sjell në mend atë të Hachikos, qeni i cili u bë i famshëm për besnikërinë ndaj pronarit të tij. Pas vdekjes së të zotit, ai shkonte çdo ditë për gati dhjetë vjet në stacionin Shibuya, ku burri zakonisht merrte trenin për të shkuar në punë. Në një kohë të shkurtër, historia, që daton që nga vitet 20 të shekullit të kaluar, është bërë një emblemë e besnikërisë së një kafshe ndaj qenieve njerëzore.