Tërmeti i kësaj të shtune është një ndër më të fuqishmit që kanë goditur Shqipërinë ndër vite. I pari i regjistruar me numrin më të madh të viktimave është ai i vitit 1851, në të cilin humbën jetën 400 persona.
5 vjet më vonë në Elbasan humbën 14 persona dhe u plagosën mbi 300 të tjerë. Shtëpitë e shkatërruara ishin të shumta.
Në pranverën e vitit 1921, në Peshkopi lëkundjet e tokës shkaktuan vetëm dëme materiale.
Ndërsa në gushtin e vitit 1948, një person humbi jetën dhe afro 30 u plagosën në Shkodër.
Në vjeshtën e vitit 1959 tërmeti goditi Myzeqenë me afro 1 mijë shtëpi të shkatërruara.
Më 1967 humbën jetën 12 persona, u plagosën 174 të tjerë dhe mbi 6300 ndërtesa u shkatërruan në Librazhd e Dibër.
Tërmeti më i fuqishëm konsiderohet ai i vitit 1979, me intensitet 8 ballë, në Shkodër. 40 persona humbën jetën e mbi 17 shtëpi u shkatërruan. Në Qershor, në Floq të Shkodrës u shkatërruan afro 100 ndërtesa.
Sizmiologët thonë se Shqipëria është vend me aktivitet të lartë sizmik dhe se zonat më të goditura kanë qenë Durrësi, Shkodra, Vlora, Lushnja, Elbasani e Dibra.