Aktualitet Homazhe në Tiranë në nder të policit të Kosovës që ra në...

Homazhe në Tiranë në nder të policit të Kosovës që ra në krye të detyrës

Në Tiranë janë mbajtur homazhe në nder të efektivit të vrarë të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili ra në krye të detyrës. Një ditë më parë ai u vra nga shkëmbimi i zjarrit me një grup të armatosur serb në veri të Kosovës.

Qytetarë të shumtë u mblodhën në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë ku ndezën qirinj dhe vendosën lule në kujtim të Afrim Bunjakut.

Efektivi i Policisë së Kosovës që ra në krye të detyrës u shpall “Hero i Kosovës”. Afrim Bunjaku u përcoll sot për në banesën e fundit në një ceremoni shtetërore.