Bota Paratë cash, thesari i fshehur, roli në Cosa Nostra: Kujt do t’i...

Paratë cash, thesari i fshehur, roli në Cosa Nostra: Kujt do t’i shkojnë pasuritë e bosit dhe kush janë “pasardhësit”

Trashëgimia ekonomike mund t’i shkojë familjes, që është prej gjaku dhe mafie. Gjysma ose më shumë nga të afërmit e Messina Denaros janë në burg ose nën hetim. Por mund të lindin ekuilibra të rinj në organizmin e Cosa Nostra-s.

Trashëgimtarët e Matteo Messina Denaro-s në Cosa Nostra askush nuk i njeh. Sigurisht që ekzistojnë, sepse trashëgimia e tij si bos i mafias mbetet e paprekur – e kultivuar në tridhjetë vjet fshehje dhe në tetë muaj “burg të rëndë” të kaluar duke mbajtur gojën mbyllur.

Pasuria që lejoi atë të jetonte deri janarin e kaluar duke shpenzuar mijëra euro çdo muaj. Ku do të shkojnë tani gjithë ato para që i vinin shefit të Castelvetrano-s?

Ato ndoshta do të vazhdojnë të rrjedhin, të paktën pjesërisht, te familja e tij, e cila është edhe gjaku edhe mafioze sëbashku, duke pasur parasysh se gjysma ose më shumë nga të afërmit e Matteos janë në burg ose nën hetim. Por ka mundësi që mafiozë të tjerë të duan të përfshihen në menaxhimin e atij thesari të fshehur. Kur dhe si do të ndodhë kjo dhe në emër të kujt do të tregojnë hetimet.

Me vdekjen e kumbarit të fundit të masakrave, i cili mori pjesë në tranzicionin nga mafia e bombave dhe e sulmit ndaj shtetit në atë të renë e bashkëjetësës dhe bashkëpunimit me institucionet, për ta thënë me dy emra: nga da Totò Riina te Bernardo Provenzano, bosët korleonezë, ndaj të cilëve Messina Denaro ishte aleat besnik dhe duke interpretuar vazhdimësinë. I mbijetuari i Cosa Nostra-s së vjetër, e cila ishte shndërruar në mafien e re largohet nga skena.

Do të jetë e nevojshme të kuptohet se si situata e re do të ndikojë në balancën mafioze në zonë, për të vazhduar administrimin e punëve që mbetet biznesi kryesor i Cosa Nostra: fitimi i parave dhe grumbullimi i pasurisë.

Rendi i bazuar edhe në ekzistencën e gjallë të trashëgimtarit të fundit të mafies korleoneze mund të shembet, ose të mbetet i gjallë në bazë të marrëveshjeve të reja dhe ekuilibrave të rinj. Është dallimi mes konflikteve të reja të mundshme – që në tokën e mafies manifestohen me sulme dhe vrasje – dhe një pajtim pa gjak.

Për sa kohë që ishte Matteo Messina Denaro, kishte pak dyshime për rrugën e ndjekur nga Cosa Nostra, tani nuk është më aq e sigurt./Corriere della Sera